Uncategorized

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë.

Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë 11 kilometra në lindje të qytetit.

Ai ka pasur një magnitudë relativisht të ulët, 2.6 e shkallës Rihter.

Megjithatë banorët thanë se e kanë ndier lëkundjen. Kjo pasi goditja ka pasur një thellësi mjaft të ulet, vetëm 1 km nga sipërfaqja e tokës.

Nuk raportohen dëme apo të lënduar. Vetëm shqetësimi që ka krijuar tek banorët dhe turistët e shumtë që po festojnë krishtlindjen atje. ©LAPSI.al
lëkundje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button