Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vermosh të Malësisë së Madhe. Dy të moshuar janë lidhur e plaçkitur në shtëpinë e tyre gjatë orëve të natës nga persona të panjohur.
Pre e grabitjes janë Tom Tinaj me bashkëshorten, në qendër të fshatit Vermosh. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhe pas mesatës.
Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se kanë pësuar aksident me automjetin e tyre dhe në fshatin Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.
Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.