Saturday, November 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMotra plagosi vëllanë me thikë, 18 vjeçari dërgohet tek Trauma në Tiranë

Motra plagosi vëllanë me thikë, 18 vjeçari dërgohet tek Trauma në Tiranë

Lushnje – 18 vjeçari i plagosur në orët e mbrëmjes së djeshme në banesë nga e motra është jasht rezikit për jetën por është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Ervis Mustafa quhet 18 vjeçari i goditur me thikë nga motra e tij 17 vjeçare pasditen e një dite më parë.  Ai ka mbërritur në spitalin e Lushnjes me çarje në mushkëri dhe është dërguar në Tiranë. Bluzat e bardha pohuan se gjëndja e tij shëndetësore jashtë rrezikut për jetën dhe ka shkuar  për mjekim më të specializuar.

18 vjeçari kur është pyetur në urgjencë nga mjeku se ku është çarë ai ka deklaruar në spital se është çarë me xham ne banese, por falë punës së policisë që është njoftuar nga mjekët, është zbardhur ngjarja që është goditur me thikë nga motra e tij 17 vjeçare

Ngjarja në fjalë ka ndhur pasditen e djeshme ku sipas policisë dyshohet se18 vjeçari është goditur me thikë nga motra e tij. Ervis Mustafa është sjellë në spital nga familjarët në orën 19.30 minuta dhe pas mjekimit paraprak është dërguar në spitalin e traumës në Tirane.

Policia ka shkuar në banesë pasditen e djeshme por e jëma dhe 17 vjeçaria e dyshuar si autore e plagosjes së vëllait me thikë  kanë refuzuar që të shoqëroheshin për në ambjente të policisë që të mereshin në pyetje, por materialet ja kaluan prokurorisë së rrerhit Lushnje për veprime të mëtejshme ligjore, por që ende nuk janë zbardhur motivi apo motivet se përse ndodhi kjo plagosje

Policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe, pasi ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME