Në Stamboll, Kraim Benzema u shpall fitues i trofeut “Lojtari i vitit” nga UEFA.
Francezi është lojtari më i spikatur i edicionit të kaluar futbollistik, teksa udhëhoqi Real Madrid drejt titullit kampion në La Liga e sidomos Ligën e Kampioneve në Europë.
Sulmuesi mori 523 pikë në votimin e panelit të ekspertëve, duke qenë jashtëzakonisht i shkëputur nga Kevin De Bryjn i cili ishte i dyti me vetëm 122 pikë.
Në vendin e tretë u rendit shoku i tij i skuadrës te Reali, portieri Tibo Kurtua me 118 pikë, ndërsa i katërti dooli Robert Levandovski me 54 pikë