Luiza Gega nuk ka mundur të bëjë dot mrekullinë në Botërorin e Atletikës. Pavarësisht dëmtimit, Gega u rendit në vendin e 8-të në garën e 3000 m me pengesë.
Atletja kuqezi e mbylli garën e sajë me kohën 9 minuta, 10 sekonda, 27 të qindtat. Kjo është koha më e mirë sezonale e atletes shqiptare, duke humbur vendin e shtatë për vetëm 1 të mijtat më shumë se rivalja nga Uganda.
Gjatë finales, atletja kuqezi ishte përgjatë gjithë kohës mes rivaleve më të mira, ndërkohë që në mesin e garës humbi terren nga kreu.