Uncategorized

Gënjeshtra dhe e Vërteta

Gënjeshtra i tha të vërtetës:
“Eja të bëjmë një banjë bashkë, uji i pusit është shumë i mirë”.
E vërteta, ende dyshuese, provoi ujin dhe zbuloi se ai ishte vërtet i mirë.
Në atë moment të dyja u zhveshën dhe u lanë.

Por papritur, Gënjeshtra doli nga uji dhe ia mbathi, e veshur me rrobat e së Vërtetës
E vërteta, e tërbuar, doli nga pusi për të marrë rrobat e veta.
Por Bota, duke parë të Vërtetën e zhveshur, e pa shtrembër, me zemërim dhe përbuzje.

E vërteta e gjorë u kthye në pus dhe u zhduk përgjithmonë, duke fshehur turpin e saj.

Që atëherë, gënjeshtra i vjen rrotull botës, e veshur si e vërteta, duke plotësuar nevojat e shoqërisë.
Sepse Bota nuk ka dëshirë të takojë të Vërtetën lakuriqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button