Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot mbledhjen e grupit parlamentar me deputetët që i janë bashkuar atij deri tani. Sot ra në sy që këtij grupimi i është bashkuar edhe Zef Hila.
Ish-kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ishte thirrur në SPAK mëngjesin e sotëm dhe pasi u pyet nga prokurorët, shkoi në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Berisha.
Në këtë mbledhje të grupit sot ishin të pranishëm 17 deputetë ndërkohë që mungonte Tritan Shehu.
Në të njëjtën kohë nuk ishin të pranishëm as Xhelal Mziu dhe Tomor Alizoti, të cilët janë futur në grupet e punës së ngritur nga PD-ja për përgatitjen e zgjedhjeve lokale.
Deputetët e pranishëm
Sali Berisha
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Edi Paloka
Flamur Noka
Isuf Çela
Luan Baçi
Luçiano Boçi
Bujar Leskaj
Kasem Mahmutaj
Sorina Koti
Oerd Bylykbashi
Edmond Spaho
Ina Zhupa
Zef Hila
Agron Shehaj
Elda Hoti
Mungon
Tritan Shehu