POLITIKË

Mbledhja e grupit të PD, Berishës i shtohet edhe një deputet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot mbledhjen e grupit parlamentar me deputetët që i janë bashkuar atij deri tani. Sot ra në sy që këtij grupimi i është bashkuar edhe Zef Hila.

Ish-kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ishte thirrur në SPAK mëngjesin e sotëm dhe pasi u pyet nga prokurorët, shkoi në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Berisha.

Në këtë mbledhje të grupit sot ishin të pranishëm 17 deputetë ndërkohë që mungonte Tritan Shehu.

Në të njëjtën kohë nuk ishin të pranishëm as Xhelal Mziu dhe Tomor Alizoti, të cilët janë futur në grupet e punës së ngritur nga PD-ja për përgatitjen e zgjedhjeve lokale.

Deputetët e pranishëm 

Sali Berisha

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Edi Paloka

Flamur Noka

Isuf Çela

Luan Baçi

Luçiano Boçi

Bujar Leskaj

Kasem Mahmutaj

Sorina Koti

Oerd Bylykbashi

Edmond Spaho

Ina Zhupa

Zef Hila

Agron Shehaj

Elda Hoti

Mungon 

Tritan Shehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button