Protestuesit në Tiranë janë grumbulluar sërish ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë për të vijuar revoltën kundër qeverisë Rama.
Protestat vijojnë prej më shumë se 170 ditësh, dhe janë shoqëruar me trazira dhe përplasje të dhunshme mes efektivëve të policisë dhe tubuesve.
Kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara që nga nisja e revoltave, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e klasës politike.












