SPAK-u akoma nuk e ka zgjedhur kreun e ri të tij. Ambasada amerikane po lufton që të mos jetë kryetari, njeri i kryeministrit, ndërsa duket se KLP ndodhet me shumë nën hyqmin qeveritar, pasi ai është institucioni që duhet të votojë emrin e ri në krye të SPAK-ut.
Ndaj qeveria e zemëruar me këtë ndërhyrje amerikane ka gjetur shfrimin e zemërimit, duke e bërë publike se ambasadorja Kim nuk do të jetë më, sepse sipas Ministrisë së Jashtme, ka filluar procedura e zëvëndësimit të saj.
Ky njoftim i publikuar nga ministria e jashmte e Shqipërisë ka rrëzuar çdo marrëdhënie të mirë mes ambasadores dhe kryeministrit Rama. Kushdo e di se nuk mundet ministrja e jashtme të publikojë një lajm të tillë konfidencial diplomatik mes dy shteteve, pa patur një hall të madh njëra palë. Natyrisht që ky publikim gjoja se e “kërkonin mediat” lidhet me mesazhin e kriptuar të kryeministrit ndaj anëtarëve të KLP se “mos e dëgjoni ambasadoren sepse punë ditësh do të jetë, ndërsa unë do të jem këtu!”. Pra votoni emrin tim se ambasadorja Kim edhe pak ditë do të jetë në Shqipëri!
Në të vertetë kushdo njeh praktikën diplomatike, ajo që ka ndodhur mbrëmë mbetet një skandal diplomatik, sepse nuk mundet kurrsesi të publikohet një gjë e tillë.
Por nuk ka munguar kundërpërgjigja e ambasadës amerikane në Tiranë, e cila me të njëjtin kod, ka postuar shënimin e mëposhtëm:
“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat joqeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar.
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global”-shkruan Ambasada Amerikane në mesazhin e saj.
Pra i thotë kryeministrit dhe mazhorancës se “asnjë nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi penal prej SPAK-ut”.
Nuk ka munguar sot që edhe ish-kryeministri Berisha të shigjetojë ambasadoren Kim, duke e quajtur tashmë “limon të shtrydhur” të cilën e hodhi edhe Rama.
Nuk dihet reagimi i mëtejshëm i ambasadores amerikane, Yuri Kim në raport me këtë goditje direkte nga qeveria, por edhe nga PD-ja e Berishës.