SPORT
Mbrojtësi kuqezi Kumbulla bën “bomberin” në La Liga

Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla di të mbrojë dhe të shënojë. Ai ka gjetur golin e tij të dytë në La Liga, duke shënuar në sfidën që po luhet në “Ramon Sanchez Pizjuan”, duke kaluar në epërsi Espanyol e tij përballë vendasve të Sevilla.
Në ndeshjen e vlefshme për raundin e 21 në La Liga, miqtë nga Barcelona kaluan në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë me golin e mbrojtësit shqiptar. Kumbulla përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me topin e mbetur pranë portës, goditi me të djathtën për ta çuar në rrjetë.