AKTUALITET

Me pankarta në duar, të rinjtë protestojnë kundër bllokimit te monopatinave

Qytetarët dhe të rinjtë kanë dalë ditën e sotme në protestë kundër bllokimit të monopatinave. Mësohet se Shumë të rinj janë mbledhur pranë Ministrisë së Brendshme dhe me pankarta në duar po kundërshtojnë vendimin e Ministres Albana Koçiu për bllokimin e monopatinave dhe skuterave.

“Zonja ministre, ke futur duart në xhepin tim”; “Na gënjyet, na rrëmbyet pronën”; “Investimi iku, do mbajë kush përgjegjësi për paratë tona”, thuhet në disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.

Vendimi për bllokimin e monopatinave është marrë nga Ministria e Brendshme më 13 tetor 2025. Sipas Koçiut, arsyeja e ndalimit ishte për shkak se lëvizja e monopatina cenojnë sigurinë. Ndërkohë që sipas njoftimit, bllokimi do të zgjaste vetëm një muaj dhe më pas do të nxirreshin rregulla të reja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button