Saturday, December 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAMediat greke: 6 të vrarët mund të jenë turq dhe jo shqiptarë

Mediat greke: 6 të vrarët mund të jenë turq dhe jo shqiptarë

Mediat greke janë futur në një kaos të vërtetë për ngjarjen që ndodhi pasditen e kësaj të hëne në Loutsa në zonën e Artemisës në lindje të Athinës. Në fillim u raportua gjerësisht se viktimat e gjetura në një makinë tip Ford me targa gjermane ishin shqiptarë.

Më pas u fol se ishin bullgarë ndërsa tani Kathimerini, një nga mediat më të mëdha dhe më serioze në vend shkruan se të vrarët janë me kombësi turke. Mediat helene që u referohen hetimeve nga policia shkruajnë se ata mbanin karta identiteti franceze.

Kjo ka bërë edhe më të vështirë identifikimin e viktimave. Autoritetet kanë kërkuar kryerjen e një analize ADN-je ndërsa po punohet edhe me gjurmët e gishtërinjve. Edhe targat gjermane të makinës së viktimave dyshohet se janë të falsifikuara. Hetuesit janë duke punuar për identifikimin e autorëve që besohet se janë larguar me një motor dhe një automjet Ford të zi.

Policia që në momentin e parë foli për “larje hesapesh” mes bandave kriminale. Madje, pretendohet se anëtarët e asaj që konsiderohet si “mafia e burgjeve” e përbërë nga shqiptarë dhe rumunë kanë pasur mosmarrëveshje për afera të paligjshme (drogë, zhvatje, etj.). Për këtë kanë organizuar një takim sqarues ose një pritë për rivalët e tyre.

Sipas të dhënave të mbledhura nga vendi i krimit, viktimat kanë qenë të paarmatosur. Autorët kanë hequr sende nga automjeti i viktimave, por nuk dihet se çfarë ka qenë. Autorët kanë qëlluar më shumë se 20-25 herë në drejtim të 6 pasagjerëve të mjetit me pistoletë 9 mm.

5 nga viktimat u gjetën brenda në makinë ndërsa shoferi ishte jashtë saj. Policia greke është duke punuar me homologët gjermanë dhe Interpolin. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 dhe policia u njoftua nga banorët e zonës që dëgjuan krismat.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME