Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMesazhi/ James Baker: Shqipëria ka përparuar drejt ndërtimit të një bote më...

Mesazhi/ James Baker: Shqipëria ka përparuar drejt ndërtimit të një bote më të mirë e më të sigurt për veten

Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker, i cili ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara, që vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysmë shekulli.

Në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA, ambasada amerikane në Tiranë, publikon sot mesazhin e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker.

Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”! Tridhjetë e një vjet më parë, në 22 qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara i cili vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysëm shekulli dhe dëshmonte festimin e lirisë në vend nën demokracinë e re. Përballë qindra mijëra shqiptarëve në sheshin Skënderbej në Tiranë, ai i siguroi ata, “Liria funksionon”. Në 31 vjetorin e asaj dite dhe në 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ish Sekretari i Shtetit James Baker dërgoi këtë mesazh të veçantë për të gjithë shqiptarët”,– thuhet në postimin e ambasadës amerikane, ndërsa në mesazhin e tij Baker kujton vizitën në Tiranë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME