Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedVuçiç: Me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shkojmë në Bruksel

Vuçiç: Me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shkojmë në Bruksel

Serbia ka dekaruar sot se do të marrë pjesë nesër në samitin e BE-së. Po ashtu edhe Maqedonia e Veriut ka konfirmuar pjesëmarrjen.

“Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit, duke rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së”, raporton gazeta serbe Kurir.

Bullgaria bën një hap të rëndësishëm drej heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, që po mban peng edhe Shqipërinë në procesin e integrimit.

 Lideri i opozitës, Boiko Borisov, i cili deri më tani refuzonte lëshimet ndaj Shkupit, ka shprehur mbështetjen lidhur me propozimin francez për t’i hapur rrugën çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME