Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur pas takimit në selinë blu me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Meta u pyet nga gazetarët nëse 3 deputetët e Partisë së Lirisë do t’i bashkohen nismës Berisha-Bardhi për një aksion të bashkërenduar të opozitës në Kuvend.
Kreu i PL nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se deputetët re partisë që ai drejton janë në ballë të aksionit opozitar.
Meta nuk përjashtoi mundësinë e protestave të thirrura nga opozita, edhe pse ende nuk ka një datë ende nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Meta flet pas takimit me Berishën:
Është detyra e opozitës që të bashkojë të gjitha energjitë e saj në rivendosjen e shtetit të së drejtës.
Përshëndes çdo iniciativë për bashkimin e të gjithë deputetëve të opozitës. Deputetët tanë janë gjithnjë në vijën e parë të opozitarizmit.
Patjetër që do të ketë edhe një datë për protesta, e rëndësishme është që të ketë një aksion të bashkërenduar opozitar.