Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Opozita do fitojë Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin

Meta: Opozita do fitojë Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i bindur se në 14 maj opozita do të fitojë 3 bashkitë më të rëndësishme në vend. Bëhet fjalë për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin sipas do të fitohen nga kandidatët që ka opozita. Meta tha se 15 maji do të jetë një ditë shumë herë më e mirë për Shqipërinë.

“Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin e fiton opozita. Belind Këlliçi në Tiranë, është figurë e re, doli nga një proces transparent. Igli Cara në Durrës, Luçiano Boçi në Elbasan. Këta do të votohen. Luçiano Boçi figurë e re është, ka qenë ndonjëherë kryetar bashkie? Intelektual. Igli Cara, ka qenë ndonjëherë kryetar i bashkisë së Durrësit? Figurë e re është.

Janë kandidatë të padiskutueshëm, superiorë në të gjitha aspektet. Kandidojnë për herë të parë në këtë detyrë. 15 maji do të jetë një ditë shumë herë më e mirë për Shqipërinë se 14 maji dhe do të çelë një stinë shumë të zjarrtë ndryshimesh por edhe rikthimin të entuziazmit dhe besimit të njerëzve te demokracia, llogaridhënia dhe tek forcat politike që nuk janë të gjitha njësoj”, – ka thënë Meta në një intervistë për Syri Tv. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME