Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEMonica Bellucci tërheqëse për revistën gjermane.

Monica Bellucci tërheqëse për revistën gjermane.

Me një foto, Monica Bellucci tregoi edhe një herë qartë se përse konsiderohet një prej femrave më të bukura në botë. Ndonëse po arrin të 60-tat dhe nuk i është nënshtruar operacioneve plastike, aktorja italiane vazhdon të mbetet magjepsëse dhe adhurohet për sofistikimin dhe bukurinë e saj nga qindra mijëra fansa.

Bellucci u shfaq së fundi në kopertinën e një prej revistave më prestigjoze të Gjermanisë, ‘Madame’, me një bluzë tërësisht transparente me xixa, duke dëshmuar kështu se feminiliteti nuk ka moshë. Italiania me sharmin e pakrahasueshëm foli për revistën gjermane për feminilitetin, feminizmin, si dhe për klishetë në standardet e bukurisë. Në një tjetër moment të intervistës që ka dhënë, ajo ka folur për peshën dhe marrëdhënien që ka me trupin.

“Feminizëm për mua do të thotë të ndihem rehat me feminilitetin tim. Nuk jam e fiksuar pas peshës. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, asnjëherë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në paqe. Kur je 50 ose 60 vjeç nuk ke të njëjtat nevoja si kur ishe 20 vjeç. Ndryshimi i madh vjen kur ke fëmijë. Ti ndalon së qeni në qendër të vëmendjes dhe del në plan të dytë. Kjo na jep një perspektivë tjetër”, tha ajo.

Bellucci shprehet se nuk është e gatshme të humbasë vitet e saj duke ndjekur dieta strikte dhe rraskapitëse dhe as nuk do të “shkrihet” në palestër, duke pasur një ankth të përhershëm për imazhin e saj. Aktorja, nënë e dy vajzave, Deva 18-vjeçare dhe Leonie 12-vjeçare me ish-bashkëshortin, Vincent Cassel ka rrëfyer se tani kalimin e kohës e sheh si diçka që ka një ndikim pozitiv në jetën e saj.

“Ka shumë momente të ndryshme në jetën e dikujt. Kur je i ri, ke bukurinë e rinisë, bukurinë e një momenti biologjik në jetën tënde. Por jeta vazhdon’.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME