Mbaroi edhe finalja e madhe europiane në Tiranë. Fitoi Roma 1-0 përballë Fejnord.
Trajneri i Romës Zhoze Murinjo u shfaq tepër i emocionuar pas triumfit që skuadra e tij arriti në finale ndaj Fejnordit, me rezultatin 1-0, duke fituar trofeun e parë në histori të Ligës së Konferencës. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, portugezi u shpreh:
“Jam shumë i lumtur, djemtë kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit. Ishte një fitore shumë e madhe. Kemi luajtur 55 ndeshje, vetëm Rui Patrisio ka luajtur 54 ndeshje si titullar.
Publiku? Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur”, deklaroi 59-vjeçari.
Ndeshjen e transmetuan 155 shtete të botës ku fjala “TIRANA” dhe “ALBANIA” ishte lajmi kryesor pas trofeut të Murinjos. Erdhën 309 avoionë në Rinas në dy ditë dhe kjo tregoi forcën e menaxhimit europian të aeroportit.
Tirana ishte reklama pa pagesë kudo në botë.
Një stadium kombëtar brilant dhe koha po i jep të drejtë kryeministrit Rama, sikurse një organizim përfekt nga Bashkia e Tiranës dhe policia e shtetit i krejt aktivitetit të pa ndodhur ndonjëherë në Tiranë.