Napoli vijon të vuajë në Seria A, por këtë herë fati i ka buzëqeshur, pasi ka fituar në sekondat e fundit, 2-1 ndaj Salernitanës. Antonio Candreva zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29-të, duke shokuar tifozernë vendase.
Gjithsesi në limitet e pjesës së parë, Politano do të barazonte me penallti. Kur pritej që sfida të mbyllej në barazim, Amir Rrahmani përfiton nga një rrëmujë në zonë, në kohën shtesë për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Me këtë fitore Napoli shkon në vendin e 6-të me 31 pikë.