Armando Broja kaloi një sezon pozitiv me Southampton. Sulmuesi i Chelsea dhe i kombëtares shqiptare, ishte në një formë shumë të mirë, derisa në ndeshjet e fundit pati një rënie të formës dhe për shkak të dëmtimeve.
Chelsea ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Napoli është një nga interesuarit për transferimin e Brojës, ku mediat italiane thonë se ata janë të gatshëm të ofrojnë një shifër prej 25 milionë euro.
Gjithashtu nga ekipet italiane është dhe Interi i cili ka shfaqur një interes, por asgjë konkrete. Evertoni i Lampard ka shfaqur dëshirën për ta pasur në skuadër, por ende nuk ka bërë një ofertë konkrete.