Nesër (e hënë) do të mbahet mbledhja e radhës mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë.
Axhenda
11.15-Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri
Fjala e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjala e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
12.20-Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.
12.30-Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12.45-Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
18.00-Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj