Ardhja e stinës së verës, ardhja e emigrantëve pranë familjeve për të kaluar pushimet e verës por edhe fluksi I lart i turistëve të huaj ka bërë që drejtoria e policisë së qarkut Fier, drejtoria e qarkullimi t rrugor të dali me një plan masash për të shmangur aksidentet, por për të patur një sezon turitik sa më të mbarë e pa aksidente apo bllokim rrugësh
Valentin Florini, shefi i qarkullimit rrugor pranë kësaj drejtoi policie ka pohuar se janë në shërbim për 24 orë me patrulla policore e mjete te nevojshme për të ndëshkuar çdo drejtues mjeti që shkel rregullat e qarkullimit apo drejton mjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike
Nga ana tjetër, Florini pohoi se problem janë bërë edhe fermerët të cilët lëvizin me mjete bujqësore në akse të ndryshme të asutostradës e janë bërë shumë herë shkak për aksidente të ndryshme me humbje jete.
Dihet tashmë që stina e verës shton fluksin e automjeteve në austostrada sidomos drejt Vlorës, Sarandës, Himarës e bregdeteve të jugur të vendit pasi jo vetm qytetarët rezident në sqhipëri por edhe emnigrantët apo turistë vijnë të kalojnë pushimet e verës pranë familjeve të tyre.