Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkelje me tenderat, 1.4 milion lekë dëme. KLSH kërkon ndëshkim për 70...

Shkelje me tenderat, 1.4 milion lekë dëme. KLSH kërkon ndëshkim për 70 punonjës të Bashkisë Fier

Këshilli i Lartë i shtetit ka bërë me dije me anë të një njoftimi se në Bashkinë e Fierit është abuzuar me një tender prej 1.4 milionë lekësh.

Në lidhje me këtë rast KLSH ka kërkuar që të vihet masë disiplinore mbi 70 punonjës të bashkisë.

Njoftimi i KLSH:

17 Masa Organizative
12 Masa për Shpërblim Dëmi në vlerën rreth 150 milion lekë, konkretisht:
-Në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryera por të situacionuara dhe paguara;
-Në fushën e prokurimeve, për vlerësim të gabuar të Ofertave Ekonomike nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedura;
-Në fushën e urbanistikës, kryesisht për përllogaritje të gabuar të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse, realizuese të invesitimeve me fonde private)

7 Masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3E-të) në vlerën rreth 1.4 miliard lekë, konkretisht:

-Për mos pagesë të taksave të infrastrukturës nga legalizimet informale në vlerën 61 milion lekë; -Për mos llogaritjen dhe arkëtimin e taksave në vlerën 120 milion lekë;
-Për mos llogaritje dhe vjeljen e gjobave nga Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistikë në vlerën 26 milion lekë;
-Për mosllogaritje të takës për zënie të hapësirave publike në vlerën 44 milion lekë;
-Në fushën e prokurimeve publike për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët pjesëmarrës në procedura në vlerën 1.300 miliard lekë )

Masa Disiplinore
Për personat përgjegjës, KLSH ka kërkuar nga Kryetari i Bashkisë Fier që në vlerësim të shkeljeve të konsideruara të urdhërojë Komisionin Disiplinor për fillimin e procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave disiplinore në zbatim të ligjit. nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të marrë masa nga “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj” apo “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”; deri në, “Largim nga shërbimi civil”, dhe konkretisht:
2 Administrator të Përgjithshëm
2 Administrator të Njësive Administrative
6 Drejtorë Drejtorie në aparatin e bashkisë dhe institucionet e varësisë
5 Përgjegjës Sektori
19 Specialistë
40 Punonjës të bashkisë në cilësinë e anëtarëve të njësisë të hartimit të dokumenteve të tenderit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave

vijon…

Top Channel

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME