5 orë në komisariat, Blushi flet për përplasjen fizike me Halitin
Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka qëndruar për më shumë se 5 orë në komisariatin e policisë, për të dhënë sqarime për të që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pati një përplasje fizike me këshilltarin tjetër, Halit Valteri.
Në përfundim të marrjes në pyetje, Blushi tha për mediat se ajo ishte një ngjarje e shëmtuar që erdhi si pasojë e provokimit që iu bë.
“Prej 5 orësh janë në komisariatin e narko policisë për të dhënë sqarime për atë ngjarje të shëmtuar, për atë provokim që mu bë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshteti mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e këtij komisariati sic do të marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë, me këtë regjim ka vetëm qëndresë. Përgjigjja do të jetë shembullore në cdo formë, komisariati, policie, qeverie, bashkie. Kush provokon opozitën do marrë përgjigjen që meriton në mënyrë demokratike dhe shqiptare”, tha Blushi.