AKTUALITETTOP-NEWS

“Po nuk hahet djersa e fermerit o shtet!” – Thirrja e fermerit nga Suku i Roskovecit në agim

Rroskovec – Fermeri Ilir Malka, nga tokat bujqësore të fshatit Suk në Roskovec, e nis ditën që në orën 04:00 të mëngjesit, duke punuar pa u lodhur për të siguruar prodhimin. Me një mesazh të drejtpërdrejtë për institucionet, ai shpreh zhgënjimin ndaj mungesës së mbështetjes për bujqësinë.

“Po nuk hahet djersa e fermerit o shtet. Unë ngrihem në orën 4 të mëngjesit për të punuar, ndërsa shteti zgjohet në orën 9”, shprehet Malka, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe politika konkrete në mbështetje të fermerëve.

Mesazhi i tij pasqyron shqetësimin e shumë bujqve shqiptarë, të cilët përballen çdo ditë me sfida të shumta, ndërsa vazhdojnë të punojnë për të mbajtur gjallë prodhimin vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button