Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLETATOOAngelina Jolie tatuazh dedikuar Brad Pitt?

Angelina Jolie tatuazh dedikuar Brad Pitt?

Artisti i tatuazheve të Angelina Jolie zbuloi se aktorja bëri një tatuazh misterioz në të dy gishtat e mesëm – dhe fansat kanë nisur të hamendësojnë se çfarë mund të thotë.

Z. K, i cili punon në dyqanin e famshëm Bang Bang në qytetin e Nju Jorkut, etiketoi aktoren e “Maleficent” dhe shkroi: “Ende nuk mund ta besoj se e kapa në të vërtetë  dorën e saj dhe e bëra tatuazh”, përpara se t’u kërkonte ndjekësve të tij “Gjejeni çfarë kuptimi ka?”

Hamendësimet filluan , me “F—k. Brad.” si opsioni më popullor. Komentuesit sigurisht i referohen ish-burrit të saj, Brad Pitt, me të cilin Jolie ishte në lidhje nga viti 2005 deri në dasmën e tyre të shumëpritur në vitin 2014. Megjithatë, çifti u divorcua në vitin 2016 dhe janë përfshirë në një betejë ligjore të vazhdueshme dhe të diskutueshme lidhur me fëmijët e tyre dhe kantina e përbashkët e verës.

Supozime të tjera se çfarë mund të jetë tattoo përfshijnë homazhet për fëmijët e saj ose “diçka shpirtërore”. Z. K është gjithashtu artisti i tatuazheve që qëndron pas pjesës së diskutueshme të Doja Cat, të cilën fansat e kanë quajtur “demonike”. Miley Cyrus, Michael J. Fox, Sophie Turner dhe Joe Jonas janë të gjithë fansa të studios së tatuazheve në qendër të qytetit. Unë nuk do t’i laja më duart,” tha një ndjekës me tallje për të qenë në afërsi me Jolie, ndërsa një tjetër  shkroi: “Le t’i lëpij ato doreza”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME