Endrit Shabani, drejtues i Nismës “Thurje”, ka bërë padi sot në SPAK për fondet e vjedhura nga AZHBR dhe Ministria e Bujqësisë të dhëna nga BE për bujqësinë shqiptare.
Shabani shtoi se kjo aferë, e cila ka çuar në reagimin e BE duke i bllokuar fondet e tjera për shkak të zbulimit prej hetimit europian, duhet hetuar nga SPAK.
Ai akuzoi ish-ministren e bujqësisë, pasi sipas tij ka fakte se ajo ka ndarë fondet e BE me miq e oligarkë dhe biznese të tjera afër qeverisë, duke mos i shkuar fermerit shqiptar.
AZHBR, është një tjetër institucion në varësi të ministrisë së bujqësisë, që rezulton i paditur në SPAK.
Nga ana e saj ish-ministrja e bujqësisë ka mohuar akuzat.