Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENJË KONGRES I PAMËSHIRSHËM PËR TË GJITHË

NJË KONGRES I PAMËSHIRSHËM PËR TË GJITHË

Nga Mero Baze – Socialistët patën sot një Kongres programor të tyre, i cili është një ngjarje e pamëshirshme për të gjitha palët, përfshi dhe vetë socialistët. 
I pamëshirshëm dhe cinik, pasi partia ka për kryetar një njeri që në Dhjetor të 90 vrapoi të ishte udhëheqës i ndryshimit politik në Shqipëri dhe pas 32 vitesh mban në të njëjtën datë Kongresin e ish-Partisë së Punës, në ditën që asaj ju tronditën themelet dhe u shkërmoq për një javë.  
32 vite më pas, partia e drejtuar prej tij është organizata më e frikshme elektorale që ka pasur ndonjë herë historia e Shqipërisë, nën një organizim efeçent elektoral, që mbajnë nën kontroll thuajse 800 mijë vota të elektoratit shqiptar, të mjaftueshme për të qeverisur të vetëm.

Në mandatin e tyre të tretë, i vetmi debat është se sa mandate të tjera do të marrin dhe jo nëse bien apo jo nga pushteti pas dy vitesh. 
Kongresi është i pamëshirshëm, në raport me kundërshtarët e copëtuar, degraduar dhe mbi të gjithë të bërë qesharak si një politikë pa perspektivë siç ishte Partia e Punës më 8 Dhjetor 1990.  
Sot në vend të saj është opozita që atëherë rrëzoi ish-komunistët dhe simboli i kësaj kalbje është Sali Berisha, njeriu që e rrëmbeu fitoren e demokracisë si pronë private dhe sot po shkon para gjyqit të historisë dhe atij penal për gjithçka çfarë i ka vjedhur këtij vendi, historinë, demokracinë dhe paratë e shqiptarëve. Dhe po shkon familjarisht pasi të gjitha deshi ti bënte pronë të familjes së tij. 
Kongresi është i pamëshirshëm dhe me vetë socialistët, të cilët tashmë shumë pak shpresa të bënë politikë në partinë e tyre por ka shumë shanse të bëjnë karrierë për gjithçka. Ata janë tani një parti që mban përgjegjësi për rritjen ekonomike të vendit, e cila në të vërtetë ka thyer çdo rekord me një GDP vjetor 24 miliard euro, dyfishi i vitit 2013, me një buxhet vjetor 7.3 miliard euro nga 3.5 që e kanë gjetur dhe me një turizëm që ka thyer çdo parashikim me 10 milion turistë në vit. 

Socialistët tani nuk janë më parti politike, por një trupë qeverisëse, dhe vetmi debat që ata kanë është kur do të fusin Shqipërinë në BE, kur do të arrijë rogën mesatare të BE dhe a do të mund të ruajnë vendin udhëheqës ndër vendet e Ballkanit perëndimor që po anëtarësohen në BE. Dhe kjo është një histori e pamëshirshme për të gjithë, kur mendon që më 8 Dhjetor ky debati u takon socialistëve ndërsa debati për mbijetesë politike u takon atyre që përmbysën komunizmin. 

Arsyeja është e thjeshtë. Demokracia dhe tregu i lirë është një garë e hapur dhe nuk është një betejë që fitohet duke u përpjekur të marrësh monopolin polik të një partie dhe ta kthesh në pronë familjare. Opozitës shqiptare ja shkatërroi të ardhmen e saj Sali Berisha.  

Dhe ky është një leksion i hidhur dhe për socialistët tani të pa rrezikuar nga asgjë, se një ditë mund ti humbasin të gjitha, nëse nuk e hapin lojën për të gjithë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME