Gazetarja Klodiana Lala thotë se droga që shpërndahej në shkolla, mendohej se vinte nga SHBA dhe nga Kanadaja. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala thotë se hashashi i ka ardhur në Shqipëri në formën e lodrave të fëmijëve. Lala shton se akoma është e paqartë se si ka arritur që të kalojë kjo drogë në Shqipëri përmes doganave.
“Droga mendohet që vinte nga SHBA dhe nga Kanadaja dhe vjen në pamje të lodrave të fëmijëve. Në pamje të parë, duken si lodër fëmijësh, pra ka kaluar soi konservë, lodër fëmijësh dhe në momentin që hapet është hashashi që është prodhuar me llamba të mëdha dhe konsiderohet që është i një cilësie shumë të lartë.
Unë jam nënë dhe kam 2 fëmijë dhe fenomeni i shitjes së drogave në shkolla më shqetëson shumë dhe kam ndjeshmëri më të lartë se mund të bëj një punë të zakonshme si gazetare.
Ka disa mangësi, ne nuk dimë akoma dhe nuk kemi një përgjigje nga ana e autoriteteve se si ka hyrë kjo sasi e drogës. Mendohet se ka ardhur me postë dhe nuk dihet si ka kaluar në doganë. Ne nuk kemi krerët e grupeve kriminale që janë prekur.
Nëse ne nuk godasim kokat, do të shkojnë disa të rinj në burg, janë disa të rinj të cilët disa janë të varur nga droga, që mund të shpejt mund të futen në këtë rrugë. Kjo histori nuk duhet parë si operacion i shkëputur, është i vonuar,” tha Lala.