Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: E ftoj SPAK, të shqyrtojë çdo firmë, çdo vendim timin nga...

Berisha: E ftoj SPAK, të shqyrtojë çdo firmë, çdo vendim timin nga ’90 deri sot

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë mbrëmjen e sotme një thirrje për SPAK.

Berisha kërkoi në emisionin e Alba Alishanit që SPAK të hetojë çdo vendim të marrë nga vetë ai që nga viti 1990.

Ai deklaroi se do të mbajë përgjegjësi për veprimete  tij, si dhe të fëmijëve të tij.

“E kam theksuar dhe theksoj, e kam ftuar dhe e ftoj, të shqyrtoj, çdo akt, çdo firmë, çdo vendim të Berishës nga ’90 deri sot. Unë jam politikani i vetëm në Shqipëri që keni dëgjuar të them që mbaj përgjegjësi të plotë për fëmijët e mi.

Fëmijët e mi janë të martuar, mund të thoja që ato janë në punën e tyre, unë në punën time, e kam thënë që mbaj përgjegjësi të plotë për çdo shkelje të interesit publik që ato kanë bërë gjatë kohës që unë kam qenë në pushtet”, theksoi ish-kryeministri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME