Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIPa punëtorët e Ballkanit ndërtimet në Gjermani paralizoheshin

Pa punëtorët e Ballkanit ndërtimet në Gjermani paralizoheshin

-“Pa punëtorët hekurpunues nga Ballkani në ndërtim nuk do të ngrihej më asnjë ndërtesë betoni në Gjermani”, sipas kreut të zejtarisë gjermane-

Kreu i zejtarisë gjermane, Hans Peter Wollseifer kërkon viza më të shpejta për punëtorët nga Ballkani. Pa ta nuk do të ngrihej asnjë ndërtesë betoni më në Gjermani.

Politika nuk e ka arritur qëllimin për lehtësimin e tregut të punës, ka kritikuar presidenti i Shoqatës Qendrore të Zejtarisë Gjermane, Hans Peter Wollseifer. “Kur njerëzit nga Ballkani duan të vijnë në Gjermani, kjo mund të zgjasë me vite derisa ata të marrin një vizë.” Por pikërisht këta njerëz nga Ballkani na duhen urgjentisht sidomos në fushën e ndërtimit, ka theksuar Wollseifer. Dihet se sektori i ndërtimit ka mjaft vështirësi për shkak të mungesës punëtorëve gjermane. “Pa punëtorët hekurpunues nga Ballkani në ndërtim nuk do të ngrihej më asnjë ndërtesë betoni në Gjermani”, sipas kreut të zejtarisë gjermane.

Wollseifer ka kritikuar autoritetet gjermane të dhënies së vizave për mënyrën e veprimit në dhënien e vizës për migrantët e punës. “Zyrat e të huajve veprojnë shumë shpesh si autoritete të mospranimit të të huajve. Por ato duhet të jenë qendra të mirëseardhjes. Këtë frymë për fat të keq e përjetojnë shumë pak zyra”, tha ai për gazetat gjermane të Mediengruppe Bayern në fundjavë.

“Ne kemi nevojë për fuqi të huaj punëtore nga jashtë. Për fat të keq që nga hyrja në fuqi e ligjit të fuqisë së kualifikuar punëtore para tre vitesh vijnë më pak punëtorë se sa kishim menduar ne”, ka theksuar Wollseifer.Corona ka luajtur rol në trendin e ardhjes së punëtorëve nga jashtë, por ende nuk është lehtësuar sa duhet tregu i punës./DW/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME