Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETTru të shëndetshëm? Nga farat e lulediellit deri te çaji i trëndafilit

Tru të shëndetshëm? Nga farat e lulediellit deri te çaji i trëndafilit

Çfarë duhet të konsumojnë veçanërisht ata që ndihen si të plogësht, nga farat e lulediellit deri te çajrat e ndryshëm.


“Ne po bisedojmë se si ta mbajmë të shëndetshëm trurin dhe në të gjitha situatat e jetës të jemi aktiv dhe të reagojmë pozitivisht. Truri për specifikën e vetë krahasuar me pjesët e tjera të trupit është një organ që përmbajtje të lartë të yndyrës në vetvete. Edhe sipas të dhënave shkencore, shkon deri në 60%. Për këtë arsye një nga elementët e rëndësishëm është një dietë e balancuar, ku të mos kemi shumë sheqerna sepse këto do të na ndikojnë në raport me yndyrnat dhe proteinat. Pra, dieta e balancuar ushqimore, është masa e parë dhe më e rëndësishmja që ne mund të marrim për pasur trurin më të mirë..thotë profesor Zef Gjeta

Si masë e dytë, mund ta mbajmë trurin shumë aktiv, duke përdorur ushqime që ndikojnë pozitivisht. Këtu mund të përmendim, lulen e diellit. Njerëzit që ndihen si të plogësht dhe të fjetur, rekomandojmë të konsumojnë 200 deri në 250 gram në ditë. Po flasim për farat e zhveshura, se ndryshe do të ishte më shumë. Rekomandohet t’i përdorin për 3 javë, më pas të konsultohen me mjekun.


Një ndikues pozitiv është edhe trëndafili i egër, në përbërje të tij ka disa lloj vitamina dhe enzimash, të cilat ndikojnë në gjithë trupin e njeriut, veçanërisht te truri. Në këtë drejtim ndikojnë edhe mentja dhe bari i bletës, dy çarja që ndihmojnë në aktivizim të trurin. Ne jemi mësuar të dëgjojmë që çaji i kamomilit të qetëson, ai rekomandohet të konsumohet se ndikon edhe në shtyllën kurrizore. Në këtë rast edhe çajra të tjera si xhinxherit, apo lulja e balsamit”, ka thënë ndër të tjera eksperti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME