Është publikuar fotoja nga vendngjarja, pas ekzekutimit të 62-vjeçarit Ramiz Muçollari nga RENEA.
Në foto shihet viktima i shtrirë she i mbuluar nga gjaku, ndërsa pranë trupit të pajetë ndodhet edhe arma me të cilën ai hapi zjarr dhe kërcënoi për disa orë efektivët e policisë lokale dhe forcat RENEA.
Për më shumë se 8 orë gjatë natës duke vijuar sot në mëngjes – banesa e 62 vjeçarit në fshatin Qesarakë të Maliqit ka qenë e rrethuar nga forcat të policisë së Korçës dhe Maliqit dhe RENEA-s e cila kishte shkuar në ndihmë. Ndaj tyre është qëlluar disa herë me armë zjarri, mitraloz të lehtë megjithëse policia i bënte thirrje dhe negocionte për tu vetëdorëzuar.
Pamje nga operacioni i RENEA-s në fshatin Qesarakë të Maliqit janë publikuar nga Ministria e Brendshme. Forcat speciale ekzekutuan 62-vjeçarin Ramiz Muçollari pasi ky i fundit plagosi gruan dhe djalin e tij, si dhe nuk pranoi të dorëzohej te policia. Viktima kishte qëlluar me thikë në këmbë gruan dhe goditi me sende të forta në kokë djalin e tij. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Edhe pse RENEA negocioi me të, 62-vjeçari nuk pranoi të dorëzonte. Në një prej fotove ai shihet i shtrirë përtokë pranë armës me të cilën sulmonte policinë.