Partizani ka barazuar në ndeshjen e parë ndaj Bate Borisovit, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultatin 1:1.
Bjellorusët kaluan të parët në epërsi me golin e Dmitri Antilevski, në minutën e 58-të.
Golin e barazimit për kampionët e Shqipërisë e shënoi Tedi Cara, në minutën e 66-të.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 18 korrik, në Mezokovesd të Hungarisë.