Sunday, September 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërshkallëzohet bojkoti i pedagogëve: Nesër mbahet protestë kombëtare

Përshkallëzohet bojkoti i pedagogëve: Nesër mbahet protestë kombëtare

Protesta e pedagogëve do të përshkallëzohet në kombëtare. Lajmin e bëri të ditur kreu i sinditakës Sandër Kovaçi nga ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik. Protesta do të nisë në orën 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës. Pedagogët kanë bërë thirrje që studentët të bashkohen në protestën e tyre.

Deklarata e plotë:

Te dashur kolege te IAL-ve publike. Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike. Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona. Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare.  Ajo do të në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik. Do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit. Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre. Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike.

Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes. Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tilla ekzistenciale. Misioni yne akademik vazhdon!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME