Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta/ Ja deklarata e sindikatës së universiteteve të Shqipërisë

Protesta/ Ja deklarata e sindikatës së universiteteve të Shqipërisë


D E K L A R A T Ë
Të dashur kolegë të IAL-ve publike
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje të Peticionit të datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe rektorëve të IAL-ve publike.
Të dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik të stafeve dhe universiteteve tona.
Nesër, me datë 20 Tetor 2022, ora 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.


Ftojmë edhe studentët që të japin mbështetje me prezencën e tyre.
Le të jemi nesër të gjithë bashkë në këtë hapësirë akademike.
Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë i përbashkët, i shoqëruar me argumentet e pakundërshtueshme të Peticionit tonë, do të bëjnë të mundur arritjen e qëllimit që i kemi vënë vetes.
Kjo kauzë nuk është vetëm në funksion të stafit akademik, stafit ndihmës-akademik, administrativ dhe studentëve të IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare për shqetësime të tilla ekzistenciale.
Misioni ynë akademik vazhdon!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME