Sunday, October 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagosi 2 persona me biçak, arrestohet 43 vjeçari.

Plagosi 2 persona me biçak, arrestohet 43 vjeçari.

Divjakë- Plagosi për motive të dobëta, me mjet prerës (biçak), dy shtetas, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.

Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ardjan Verdha 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (biçak), shtetasin Robert Kruti 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, Pandi Kruti të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, por është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i shtetasit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME