Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSelam Troka nga Kafaraj: Politikat e shtetit na falimentuan, do braktis bujqësinë,...

Selam Troka nga Kafaraj: Politikat e shtetit na falimentuan, do braktis bujqësinë, do iki në emigracion (foto e vidio)

Fier – Selam Troka fermeri nga Kafaraj thotë se ka falimentuar për shkak të mos mbështetjes nga qeveria, mungesa e tregjeve. Ka nisur të prishi 4 dynym sera për tu shitur hekurin për skrap dhe do shkoje në emigracion.

Ky është Selam Troka fermer në fshatin Kafaraj të zonës së Frakullës. Prej mbi dhjetë vjet ai zotëron sipërfaqe të mëdha toke të cilat i mbjell me kultura të ndrydhme bujqesore që nga lulejshtrydhja, brokoli, speca, domate, shalqi, pjepër e disa kultura të tjera. Ai është në punë në të gjithë muajt e vitit.

E ndërsa punon, rendiment ka por nuk ka tregje, pikat e grumbullimit duan të fjtojnë më shumë se fermeri, ai ka vendosur ti prishi serat dhe hekurin e tyre ta shesi për skrap e të shkojë në emigracion

Kam kaq vite, aplikoje cdo vit për naftën pa akcise vetëm një vit fitova dhe atë vit dy muaj mbeta dyerve duke bredhur e duke ber letrat cdo dite.
Kam tentuar te flas dhe me të ministrise bujqesise , sekretaria me tha ne telefon do të zgjidhi dhe asgje nuk bene

Ai thotë se prodhim ka , kosto ka sepse qe nga pergatitja e tokes tek sherbimi i bimeve llogarit krahun e punës ka shpenzime, por nuk mund te fitoje grumbulluesi me shume se prodhuesi, por duhet kontroll qe ato leke qe jepen ku shkojnë se ktu tek ne kane shkuar vetëm ne 2 apo 3 duar.

Ai thote se fuqi puntore nuk ka edhe pse paguajne mire , i marin puntoret nga fshatra te tjere afer dhe nuk gjen, 4 mije leke nje ore pune thote ai. Nuk po dalim me fitim, po i braktis e do shkoj ne emigracion gjermani, Angli, më shume fitoj andej sesa ktu.

Më kushte të tilla si Selami në fshatrat e zonës së Frakullës ka edhe shumë të tjerë të cilët dalin me humbje, edhe pse ka disa pika grumbullimi më shumë fitojnë ata që i kanë këto pika sesa fermerët që punojnë nga mëngjesi në darkë në arat e tyre dhe kur janë të pa kënaqur nga suporti i qeverisë i braktisin e do i rikthehen emigracionit në vende të BE-së./ALB365/Xhemil Beharaj/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME