Bakteri përgjegjës – Mycoplasma pneumoniae – ka qarkulluar gjithmonë në komunitet dhe numrat lidhen krysisht me periudhën e dimrit.
Mjeku Italian: “Por është e pazakontë të shohësh fëmijë kinezë me pika IV, këtu i trajtojmë në shtëpi dhe me gojë.”
Bakteri përgjegjës për valën e pneumonisë tek fëmijët në Kinë, Mycoplasma pneumoniae, ndodhet gjithashtu në Itali. “Istituti Superior Sanita” ka raportuar dy raste në fëmijë të shtruar në spital me simptoma të frymëmarrjes në Perugia, dhe shenja të tjera pozitive janë raportuar në Emilia Romagna.
E njëjta gjë ndodh në Francë, Holandë dhe Danimarkë. Por ky nuk është një patogjen i ri, apo infeksione të importuara.