Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia heton në liri dy persona, një për kërcënim dhe tjetrin për...

Policia heton në liri dy persona, një për kërcënim dhe tjetrin për aksident

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. D., 44 vjeçe, banuese në Fier, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kërcënuar nëpërmjet telefonit shtetasin H. D., 48 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Yamaha”, në aksin rrugor Jogodinë-Marinzë, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një shtetase 14 vjeçe, e cila u dëmtua dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME