Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta kthen për rishqyrtim në Kuvend, Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të...

Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend, Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit

Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.

Presidenti Meta ka renditur arsyet e marrjes të këtij vendimi të cilat janë:

  1. Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës;
  2. Cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar;
  3. Cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO;
  4. Bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
  5. Praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij;
  6. Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje;
  7. Shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre;
  8.  Për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian./ Syri
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME