Luftë klanesh/ Ministrja jep dorëheqjen nga bashkëdrejtimi i PS në Vlorë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka njoftuar sot dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste në degën e Vlorës.
Erjona Ismaili e cila e mbante këtë post prej 1 viti e 3 muajsh e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Ismaili sqaroi se ky vendim vjen në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste, me synim hapjen e rrugës për procesin demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj në Vlorë.
Sot, në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, jap dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares, duke i hapur rrugë procesit demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste të Vlorës’, shkruan ajo në një postim në facebook.







