POLITIKËTOP-NEWS

S’ dorëzohen por nesër më shumë! 92 ditë protestë: Rama i pa besë, nuk ka Besë

Me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen! protestuesit mbyllën protestën në ditën e 92-të të saj duke premtuar se nesër e çdo ditë do të jenë më shumë’ deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

Protestuesit bënë të qartë se nuk do të largohen nga sheshi derisa Edi Rama të pranojë kërkesën e tyre të panegociueshme.

“Shqipëria meriton të qeveriset nga një sistem demokratik, jo autokratik e kriminal. Ne nuk e lëshojmë sheshin pa ikur Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar. “, tha një protestuese.

Një tjetër protestues iu përgjigj Ramës duke I kujtuar se  po rri  në qeveri me votat e vjedhura dhe jo se e kanë votuar shqiptarët.

“Nuk ka më, ai të përpëlitet dhe të kuvendojë ku të dojë në gjithë Shqipërinë. Që ka frikë, nuk diskutohet. Por ato vota që mendon se i ka marrë me të drejtë, nuk e beson njeri. Sepse i ka gënjyer me pesëdhjetë mijë lekëshe, me një thesh miell në çdo shtëpi. Dhe këtë e dimë shumë mirë. Ka shumë punonjës që punojnë në shtet, dhe e dinë që ne kemi të drejtë po s’janë këtu, se kanë frikë se ju heqin copën e bukës. Një pushtet që mban popullin e tij në skllavëri nuk quhet qeveri” deklaroi një tjetër protestuese. 

Sikurse ditët e tjera, protestuesit fillimisht mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu ndalur përpara godinës së Kryeministrisë. Pas fjalimeve dhe thirrjeve për dorëheqje ata vijojnë marshimin nëpër rrugët kryesore të Tiranës për ta mbyllur protestën sërish para kryeministrisë, me thirrjet: Dorëheqje!

Dhe duke premtuar se nesër do të jenë më shumë në shesh.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button