
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë në rrethe, të Partisë Socialiste. Mësohet se mbledhja është thirrur nga kryeministri dhe ka nisur prej orës 09:00, tek “Vila e Kuqe”.
Nuk dihen ende detajet e plota, por sipas Top Channel një ndër çështjet kryesore që po diskutohet, është urdhri i kreut të qeverisë për dorëheqjen e drejtorëve të administratës shtetërore.
Institucionet qe preken jane, duke nisur nga Doganat, Tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK, institucionet në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, institucionet e Ministrisë së Kulturës, institucionet Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e Ministrisë së Infrastrukturës, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë e kështu me radhë, të gjitha Ministritë që kanë institucione varësie etj.







