POLITIKË

Rama i xhindosur me Arlind Qorin, e akuzon si “predikues i dhunës”

Në daljen e sotme për mediat, kryeministri Edi Rama ka targetuar edhe kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, për të cilin tha se është predikues i dhunës dhe profesor që iu ka bërë terror psikologjik protestuesve. 

“Kam komunikuar dhe me telefon, i kam ftuar dhe ata i ka karakterizuar frika nga njëri-tjetri, dëshira për të folur, por frika nga njëri-tjetri, frika se do të cilësoheshin si tradhtarë, frika se do të pësonin pastaj pasojat e dhunës së të tjerëve, të cilët janë një grup ANTIFA aty, i ideologjizuar nga ‘profesori’ i mirënjohur, ‘predikuesi’ i mirënjohur i dhunës, që e njohin të gjithë dhe nuk dua as ta përmend me emër dhe që kanë një aftësi dhe një kapacitet vërtet të spikatur për të futur të tjerët në terror psikologjik dhe për të detyruar të tjerët që t’i shkojnë nga mbrapa. Pastaj ka pasur dhe një komponent tjetër, komponent kriminelësh, të cilët kanë qenë të pranishëm, njerëz të hurit dhe të litarit që kanë bërë të tyren në atë protestë. Unë jam i bindur që ditët dhe muajt do të sjellin në dritë dëshmi të vetë atyre protestuesve, kur ata të çlirohen nga gjithë ky qerthull i një revolucioni tërësisht imagjinar, pas të cilit qëndrojnë edhe forca që nuk e duan përparimin e Shqipërisë. Kjo është pak, po është shumë e sigurt”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button