Aksident në bypass-in Mbrostar– Levan, plagoset drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët.

Fier – Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në bypass-in Mbrostar–Levan, në afërsi të Spitalit Memorial të Fierit.
Një automjet tip volzvagen që drejtohej nga Indrit Shyti ka dalë nga rruga, ndërsa për pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rënd sibdhe dy pasagjerë që udhëtonin me të. Ai është transportuar me autoambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe sistemimin e vargut të gjatë të automjeteve të krijuar si pasojë e aksidentit.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e daljes së automjetit nga rruga.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet edhe informacioni i mjekëve mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesit të mjetit
Policia
Sot me date 31/08/2026 rreth ores 16:50 minuta ne vendin e quajtur mbikalimi i spitalit memorial ka një dalje nga rruga.
Mjeti i markes volksvagen me drejtues shtetasin I. Sh ka humbur kontrollin duke dale nga rruga .
Si pasoje e kesaj ngjarje eshte demtuar vete drejtuesi mjetit shteasi dhe 2 pasagjerë ne kete mjet.
Te tre keta shtetads u nisen per ndihme mjekesore ne spitalin rajonal Fier në pamje të parë jashtë rrezikut për jetën.
Faleminderit.










