AKTUALITET

Dita e 92-të e protestës/ Marshim në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

Protesta e sotme (30 gusht) kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama shënoi ditën e saj të 92-të të qëndresës.

Me thirrjet: ‘Rama jepe dorëheqjen!’ qytetarët e mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej’ marshuan drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’u vendosur para kryeministrisë.

Aty në një podium të improvizuar kanë mbajtur edhe këtë të diel të nxehtë gushti fjalime ku kanë denoncuar keqqeverisjen dhe korrupsionin e kësaj qeverie duke kërkuar largimin e saj.

Ata i bënë thirrje edhe administratës t’i bashkohet në këtë protestë për një Shqipëri të re.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat në shtator do të jenë më të fuqishme ndërsa u kanë bërë thirrje dhe studentëve dhe pedagogëve t’u bashkohen për të larguar qeverinë e kryeministrit Rama e cila shpopulloi Shqipërinë, varfëroi shqiptarët e pasuroi oligarkët dhe pushtetarët. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button