Kuqezinjtë sot në 20:45, do të provojnë fatin me tranjerin e ri në Varshavë me Poloninë, me duelin që vlen për raundin e dytë kualifikues të ”Euro 2024”.
Në transfertën polake, që është e para për kuqezinjtë këtë edicion (për shkak se grupi E ka 5 skuadra), nuk do mungojnë tifozët kuqezi.
Nga grupimi TKZ (Tifozat Kuq e Zi) dhe ultras të tjerë nga vende të ndryshme të Europës, pritet mbështetje për djemtë e Sylvinhos në Varshavë. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se në bisedime me kolegët polakë, janë 700 bileta në sektorin ultras.
Tifozët e Kombëtares që kanë udhëtuar nga Tirana me autobus për në Varshavë.