Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në Turqi, ka bërë të ditur përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, se është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e Bajram Begësm në krye të shtetit.
Pasi ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për specifikat e lidhura me çështjen, kreu i shtetit bën të ditur se do të respektojë çdo vendim të Kuvendit, të shprehur me votë.
Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.”